Kurti shkarkon edhe një zëvendësministër

Prishtinë | 30 Mar 2020 | 17:05 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë vendim për lirimin nga posti i zëvendësministrit në detyrë në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, Bahrim Shabani.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate drejtuar medieve.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë vendim për lirimin nga posti i zëvendësministrit në detyrë në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, Bahrim Shabani”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme