“Kurti shkoi në stadium si politikan i privilegjuar, si pushtetarët para tij”

Prishtinë | 28 Mar 2021 | 23:56 | Nga Ekonomia Online

Nol Nushi i PSD-së, ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti, pasi ky i fundit u pa në stadiumin “Fadil Vokrri” për ndeshjen mes Kosovës dhe Suedisë.

Nushi ka thënë se Kurti nuk u solidarizua me qytetarët dhe se shkoi në stadium si politikan i privilegjuar.

“Ne kete kohe pandemie, kur nuk lejohet pjesemarrja e qytetareve ne stadium, Kurti nuk zgjodhi solidaritetin me qytetaret, por hyri ne aty si politikan i privilegjuar”, ka shkruar ai.

Shkrimi i tij i plotë:

Kurti paska hyre ne stadium edhepse nuk i njeh as 3 lojtare te Kosoves ndersa ekipin nuk e ka njohur fare deri vone.

Kurti nuk eshte as lojtar, as trajner, as mirembajtes i fushes, as punetor teknik e as gazetar. Bile ai nuk eshte as tifoz sepse lidhje me futboll nuk ka. As nuk din me lujte, e bile as me kqyre. Pra s’ka pasur asnje arsye te jete aty.

Ne kete kohe pandemie, kur nuk lejohet pjesemarrja e qytetareve ne stadium, Kurti nuk zgjodhi solidaritetin me qytetaret, por hyri ne aty si politikan i privilegjuar. Ashtu qysh i perdore e keqperdore xhipat e zinje me shume truperoje, njejte shfrytezoi privilegjin e pushtetit kur hyri ne stadium. Keshtu kane bere krejt pushtetaret para tij.

Të ngjashme