Kurti shkruan për raportin mbi zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit

Prishtinë | 19 Nën 2018 | 19:03 | Nga Ekonomia Online

Në rrjetin “Twitter”, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka shkruar rreth raportit mbi zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit.

Sipas tij, dialogu i ri, në rastin më të mirë do të ishte “një vozitje pa retrovizor”.

Postimi i plotë:

“19 javë janë bërë sot prej ditës kur Qeveria e Kosovës ka sjellë në Kuvend një raport mbi zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit. Seanca plenare lidhur me dialogun me Serbinë gjatë viteve 2011-2017 nuk është caktuar ende. Dialogu i ri, në rastin më të mirë, do të ishte sikur një vozitje pa retrovizor”.

Të ngjashme