Kurti: Shoqëria i ka shumë borxhe personave me sindromën down

Prishtinë | 01 Qer 2017 | 08:46 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes, Albin Kurti, e ka nisur ditën e dytë të fushatës me të rinjtë me Down Syndrome.

Kurti së bashku me anëtarin tjetër të VV-së, Xhelal Sfeçla, kanë bashkëbiseduar me pjesëtarë të këtij komuniteti, ku edhe u njohën me vështirësitë të cilat ballafaqohen, raporton Ekonomia Online.

I nominuari për kryeministër nga VV-ja, ka thënë se nëse merr besimin e qytetarëve për të udhëhequr me qeverinë, do të bëjë shumë këtë kategori të shoqërisë.

“Me qeverisjen e VV-së do të dëshmohet se besojnë në të drejtat e njeriut. Ligji nuk mjafton vetëm në letër, por ai duhet të zbatohet dhe se personat me aftësi të veçanta duhet të ndihmohen. Shoqëria jonë i ka shumë borxhe personave me sindromën down”, ka thënë Kurti.

Përfaqësuesit të kafenesë Down Sindrom Kosova, kanë thënë se personat me aftësi të kufizuar duhet të kuptohen se kanë nevoja specifike dhe si të tillë duhet të kenë edhe përkujdesje institucionale.

Të ngjashme