Kurti s’i fali borxhet e pandemisë, më 2015 kishte votuar për

Prishtinë | 04 Qer 2021 | 13:48 | Nga Ekonomia Online

Rezoluta e propozuar për faljen e gjobave të pandemisë nuk ka kaluar në Kuvendin e Kosovës pas kundërshtimit nga partia e Albin Kurtit.

Por, në vitin 2015 kryeministri Kurti dhe deputetët e tij kishin votuar “PRO” ligjit për faljen e borxheve publike.

Ky ligj ishte votuar më 22 korrik 2015, dhe dorën lart në pyetjen “kush është për?” e kishin ngritur Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Visar Ymeri, Rexhep Selimi, Aida Dërguti.

Në atë kohë, Vetëvendosje avokonte më shumë për qytetarët e varfër të vendit që u varfëruan edhe më shumë nga masat ndaj pandemisë Covid-19.

Tash, logjik në pushtet duket se i ka ndryshuar krejtësisht mendjen kryeministrit.

“Nuk mbahet hsteti kështu, shteti mbahet me tatim.” – ka thënë ministri i tij i Financave me emrin Hekuran dhe mbiemrin Murati.


Të ngjashme