Kurti: Si Kryeministër do të punoj që t’i heqim paragjykimet

Prishtinë | 13 Nën 2019 | 11:10 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po merr pjesë në Festivalin Multikulturor që po mbahet për herë të parë në Prishtinë.

Ky organizmin është duke u bërë nga organizata “Voice of Roma, Ashkali dhe Egyptians”.

Aty Kurti, ka thënë se komunitetet nuk duhet parë nga politikanët vetëm si program.

“E di që të shumtë janë liderët që kanë folur këtu , unë nuk kam ardh për fjalim të mirë e as për të dhënë premtime,  jam këtu se zhvillimin ekonomik e shoh te zhvillimi i qytetarit pa dallim”, ka thënë Kurti.

“Me Kushtetutë minoritetet gëzojnë të drejta të veçanta, në këtë kuptim Kushtetuta ka një kapitull të tërë për komunitet, janë të drejtat e garantuara. Nuk duhet lejuar që veçantia e kujtdoqoftë të bëhet diferencim dhe përjashtim”.

“Problemet tona janë të përbashkëta, asnjëri nuk mundemi pa njëri-tjetrin.

Kurti ka thënë se fëmijët nuk duhen jenë nëpër rrugë por shkollë, as nuk duhet të jenë në punë po në shkollë jo të martohen por të jenë në shkollë.

“Si kryeministër do të angazhohem që ta bëjmë një arsim publik falas. Komunitete për shkak të varfërisë janë të prekur nga mungesa e shëndetësi publike”.

“Gjatë mandatit tim do të punoj me komunitetet që të heqim paragjykimet”.

Të ngjashme