Kurti: S’ka ende marrëveshje me LDK-në, sot nuk takohemi me Mustafën

Prishtinë | 12 Dhj 2019 | 12:16 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka bërë të ditur se sot nuk do të takohet me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

Kurti nuk ka bërë të ditur se çfarë është diskutuar në takimin e mbrëmshëm. Ai është shprehur i bindur për arritjen e një marrëveshje me LDK-në, derisa ka thënë se nuk ka ndonjë rezultat konkret.

“Ne jemi duke u përgatitur që të qeverisim mirë. Unë sa i përket çështjes së bisedimeve me LDK-në nuk mund të kem lajme të reja pa pasur rezultate konkrete. Këtë ua kam thënë edhe më herët po e përsëris sërish. Sot nuk ka takim do të ketë takime dhe komunikime të vazhdueshme dhe më të dendura derisa të arrijmë marrëveshjen që dëshirojmë. Kur t’i kemi rezultatet konkrete jap lajme të reja, por nuk ka rezultate konkrete. Presidenti i Kosovës e ka shtyrë në maksimum datën se kur do të mbahet mbledhja konstituive për legjislaturën e shtatë sepse datë e fundit ka qenë 26 tetori po shohim që na ka dhënë më shumë kohë se që na është dashur”, tha Kurti.

Të ngjashme