Kurti: S’ka Qeveri këtë vit, LDK refuzoi kryeparlamentarin

Prishtinë | 29 Dhj 2019 | 13:45 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nën intonimin e himnit kombëtar, Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, raporton Ekonomia Online.

Nga aty, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se viti që lamë pas ishte vit pa ngjarje të rëndësishme e pa suksese, deri në zgjedhjet e 6 tetorit.

Kurti thotë se ajo që i pret vitin e ardhshëm është krijimi i koalicionit për të qeverisur me vendin.

“Në janar kemi përpara arritjen e marrëveshjes me LDK-në. 80 ditë nuk mjaftuan për ta arritur marrëveshjen që kërkohej sepse kishte kërkesa përtej mandatit. Ne kemi marrë mesazh të qartë në zgjedhje, që opozita e djeshme të jetë pozita e ardhshme. Ne si lëvizje jemi munduar të reflektojmë në këtë mesazh. Ne kemi ofruar njërin nga dy postet që qytetarët na ofruan neve. E ofruam pozitën e kryeparlamentarit por ajo u refuzua”, ka thënë ai

Kurti shton se më 26 dhjetor në konstituimin e Kuvendit i zgjodhën organet e reja të kryesisë së Kuvendit.

“Unë pres që pas konstituimit të Kuvendit të fokusohemi në bërjen e koalicionit qeverisës sepse pengesat e panevojshme nuk i duam. Ne nuk do të ishim VV nëse nuk punojmë e kërkojmë ashtu siç duan qytetarët. Kohë për të humbur nuk kemi sepse s’kemi ekonomi të zhvilluar, nuk kemi shërbime të mira shëndetësore dhe pothuajse të gjithë sektorëve iu duhet ndërhyrje”, ka thënë ai.

“Zhvillimet në sektorin e drejtësisë ishin shumë brengosëse. Asnjë vendim gjykate për monopolet në ekonomi, asnjë aktakuzë për zyrtarët e lartë. Pjesa tjetër e vitit u karakterizua me idenë e shkëmbimit të territoreve. Këtë vit ekspertiza ligjore nga Zvicra faktoi atë që tashmë shumëkush e dinte. Sistemi i drejtësisë përveç që nuk të mbron, edhe të vret kur je në duart e tij”, thotë Kurti.

Të ngjashme