Kurti: S’konfiskohen dokumentet e Serbisë, është lajm i rremë

Prishtinë | 10 Gus 2022 | 10:42 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se reciprociteti për letërnjoftime dhe targat me Serbinë do të fillojë të zbatohet nga 1 shtatori, raporton Eonomia Online.

Po sipas tij, Qeveria po ballafaqohet me lajme të rreme rreth masës së reciprocitetit.

Në mbledhjen e qeverisë të mërkurën, Kurti ka deklaruar se ka dëgjuar një lajm të rremë me pretendimin se “dokumentet e Serbisë do të konfiskohen në kufi” në këmbim të dokumentit për hyrje-dalje.

Megjithatë, Kurti ka thënë se ky pretendim “nuk është i vërtetë”. Të njëjtat fjalë, kryeministri i tha edhe në gjuhën serbe.

Ai tregoi se dokumenti nga institucionet e Kosovës në kufi lëshohet për 20 sekonda, ndërsa theksoi se procedura e kësaj nga ana e Serbisë ua merr qytetarëve të Kosovës 10 deri në 60 minuta kohë.

“Përballë fushatës tonë për vendimet e Qeverisë dhe thirrjes për ligjshmëri u ngrit një dezinformatë, informimi për barrikada. Barrikadat u bënin rezistencë vetëm që të mbrojmë vendin. Konvertimi i targave në RKS i shërben rendit dhe ligjit. Në vlerën totale kapin shifrën 5 mijë euro. Për një masë të njëjtë duhet të presim mbi 60 minuta”.

“Kam dëgjuar për lajmin e rreme që dokumentet serbe do të konfiskohen në kufi nuk është e vërtetë. Me 1 gusht ishin lëshuar4 mbi 2000 dokumente për hyrje dalje. Po jetojmë në një epokë sfiduese dhe na duhet kujdes i shtuar. Dezinformimi paraqet rrezik mjaft të madh. Fushata jonë e informimit do të vazhdojë kur do të rifillojnë së zbatuari dy vendimet tona. Barrikadat që vendosen në veri vijnë nga lartë”.

Fjalimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Përgjatë muajit korrik, bashkë me Ministrinë e Punëve të Brendshme kemi dhënë njoftime mbi vendimet tona për regjistrimin e automjeteve me targat zyrtare RKS dhe sqarimet për procedurat dhe lehtësimet. Edhe unë vetë jam përfshirë në fushatën e informimit. Ndërkaq, që Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar të gjitha njoftimet në gjuhën shqipe dhe serbe, teksa ka pasur aktivitete informuese edhe në terren.


Por, përballë fushatës sonë të informimit për vendimet e qeverisë të datës 29 qershor dhe thirrjes për ligjshmëri u ngrit një fushatë e dezinformimit, e cila nxiste frikë dhe synonte destabilitet. Ajo ishte vetëm në shërbim të barrikadave. Në përbërje me individë të armatosur e me të kaluar kriminale, barrikadat u bënin rezistencë vendimeve tona vetëm që të mbronin krimin e organizuar në veri të vendit.

Të dashur bashkëqytetarë,

Konvertimi i targave të automjeteve nga ato ilegale në ato RKS i shërben rendit dhe ligjit, sigurisë publike dhe lëvizjes së lirë në të gjithë Republikën tonë. Duke i kontribuar këtyre qëllimeve në të njëjtën kohë mund të përfitohet nga lirimi nga taksa doganore, taksa administrative, tarifa për targën dhe tarifa për pajisje me certifikatë të regjistrimit të mjetit – që në vlerë totale kapin shifrën prej rreth 5000 euro.

Në anën tjetër, vendimi për pajisje me dokumentin për hyrje-dalje në pikat kufitare për ata që prezantojnë dokumente të lëshuara nga autoritet serbe nuk do ta pengojë lirinë e lëvizjes. Koha e pritjes për t’u pajisur me këtë dokument shtesë është mesatarisht 20 sekonda. Ndërkohë që për një masë të njëjtë për tash e 11 vjet sa herë që ne udhëtojmë në Serbi duhet të presim ndërmjet 10 dhe mbi 60 minuta.

Kam dëgjuar për lajmin e rremë se ID-të ose dokumentet serbe do të konfiskohen në kufi në këmbim të dokumentit për hyrje-dalje. Kjo nuk është e vërtetë. Dokumenti për hyrje-dalje është dokument shtesë, i cili jepet pa pagesë dhe me të cilin mund të merren edhe shërbime të tjera në institucionet tona shtetërore gjatë kohës së qëndrimit në Kosovë. Më 1 gusht, për aq sa ishte vendimi në fuqi, në pikat kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ishin lëshuar gjithsej 2,679 dokumente për hyrje-dalje. Asnjë incident nuk ishte shënuar dhe as edhe një ankesë nuk ishte deponuar.

Askush nuk është imun ndaj lajmeve të rreme dhe dezinformatave ndërkaq që rreziku prej tyre është shumë i madh. Po jetojmë në një epokë sfiduese andaj na duhet kujdes i shtuar. Sot, dezinformimi paraqet rrezik për sigurinë kombëtare. Ju bëj thirrje edhe një herë që të përcillni me vëmendje njoftimet nga qeveria jonë dhe institucionet tjera vartëse, të verifikoni burimet e lajmeve dhe të mos lejoni që të dezinformoheni nga ata që synim mund ta kenë destabilizimin.

Fushata jonë e informimit për regjistrimin e tabelave të veturave do të vazhdojë dhe nuk do të ndalet as pas 1 shtatorit, kur edhe do të rifillojnë së zbatuari dy vendimet tona.

Në fund, dua të ju falënderoj për durimin, për vetëpërmbajtjen dhe për pjekurinë që keni treguar të dielën e 31 korrikut dhe të hënën e 1 gushtit.

Ne e dimë që barrikadat që rëndom vendosen në veri nuk vijnë nga poshtë por vendosen nga lart. Ato as nuk u përfaqësojnë juve qytetarët tanë, e as nuk u mbrojnë juve. Kurse në anën tjetër, Policia e Kosovës dhe institucionet tjera të sigurisë, edhe përbëhen nga qytetarët tanë pa dallim edhe janë në shërbimin të qytetarëve tanë pa dallim.

Ju faleminderit.

Të ngjashme