Kurti s’ndalet me deklarata kundër SHBA-së: Grenelli ka qendrim si të Serbisë

Prishtinë | 07 Maj 2020 | 23:01 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tashmë e një kohë të gjatë ka vënë në pah mosmarrëveshjet e tij me SHBA’të, konkretisht me të dërguarin Richard Grenell. Teksa së fundi thotë se shumë prej zyrtarëve të SHBA’së kanë nga dy qëndrime, këtu edhe ai.

Kështu u deklarua Kurti në një intervistë për Opinion, ku tha se zyrtarët amerikanë kanë nga dy kapela, të njohjes dhe ndërmjetësuesit, shkruan Metro.

‘’Unë e kam të qartë se pas komunikimit tim me Grenellin, ka nisë ta zhvendosë një lloj trysnie tek partneri im i koalicionit. Amerikanët janë popull patriot dhe i duan patriotët. Kur amerikanët na qasen neve”.

“Shumë prej zyrtarëve amerikanë kanë nga dy kapela një të vendit që na kanë njohur, dhe atë të ndërmjetësuesit kur qarkullojnë në linjën Prishtinë Beograd dhe anasjelltas dhe këtu duke se ka një ngatërresë. Grenell kishte një qëndrim identik me të Beogradit”, tha ai, shkruan Gazeta Metro.

Kujtojmë se Kurti ditë më parë ka akuzuar emisarin Richard Grenell se po punon për një marrëveshje e cila do të ndajë Kosovën.

Ky i fundit ka mohuar këto deklarata duke thënë se asnjëherë në prezencën e tij nuk është biseduar për idenë e shkëmbimit të territoreve.

Kurti i cili është kryeministër në largim në përgjithësi gjatë qeverisjes së tij ka treguar qëndrim më të afërt me BE’në se sa me SHBA’në

Të ngjashme