Kurti: Sot korrëm një fitore historike

Prishtinë | 01 Sht 2016 | 16:58 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, iu drejtua protestuesve pas përfundimit të seancës së Kuvendit, duke i uruar ata për tërheqjen e demarkacionit me Malin e Zi.

“Sot keni fituar ju. Urime fitorja! Në parlament më shumë është dëgjuar zëri açai juaj këtu nga sheshi se i deputetëve. Ju falënderoj juve, ekspertët nga Kosova e Shqipëria që na kanë dëshmuar të gjithëve, sepse 8 200 hektarë në Çakorr i takojnë Kosovës, ata janë djersë e qytetarëve tanë… Falënderoj shokët e shoqet tona që janë në burg. Sot kemi korrur një fitore historike”, iu tha Kurti, protestuesve.

“Ne kërkojmë lirimin e të burgosurve tanë politike dhe rrëzimin e kësaj qeverie”, theksoi ish-lideri i VV-së.

Të ngjashme