Kurti s’tregon nëse do të shkojë në ShBA – për Samitin e Demokracisë thotë se ndikoi vizita e Osmanit

Prishtinë | 16 Nën 2021 | 13:13 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Abin Kurti në konferencë për medie ku prezantoi ministrin e ri të Shëndetësisë, ka folur edhe për Ftesën në Samitin e Demokracisë të organizuar nga ShBA-ja, raporton Ekonomia Online.

Ai mohoi se ka mospajtime me ShBA-në duke u shprehur se partneriteti nuk lëkundet me ndonjë deklaratë.

Kur foli për ftesën në Samit ai shtoi tha se kanë ndikuar shumë faktorë, duke përfshirë edhe vizitën e presidentes Vjosa Osmani në Amerikë.

Kurti nuk ka treguar nëse do të shkojë këtë muaj në ShBA.

“Unë do t’ju njoftoj kur ta kem vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mirëpo ne bashkë me presidenten dhe kryeparlamentarin rregullisht koordinohemi për këtë gjë. Nuk ka asnjë mospajtim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe SHBA-së. Aleanca dhe partneriteti ynë është i fortë e i fuqishëm dhe nuk lëkundet nga çfarëdo keqinterpretimi që mund t’i bëhet ndonjë deklarate të ndokujt”, tha Kurti.

“Ka pasur mbase njëfarë moskuptimi lidhur me atë Samitin e Demokracive. Në njërën anë, për shkak se ftesa për atë Samit nuk është vlerësim e as pikëpamje e SHBA-së dhe këtë e ka sqaruar ambasada këtu”, tha Kurti.

“Pra, lidhja midis Republikës së Kosovës dhe SHBA-së nuk varet për një pe. Është shumë e fuqishme, spese në njëfarë mënyre, duke e vënë vazhdimisht në diskutim është një lloj moskuptimi i madh, sepse po shpërfaqet njëfarë druajtje thuajse kjo lidhje është shumë e dobët e mund të shkëputet kollaj. Nuk është ashtu. Ftesa shumë mirë që erdhi, por edhe po të mos ndodhte kjo ftesë, nuk thotë gjë për aleancën dhe partneritetin tonë”, tha Kurti.

E për strukturat ilegale në veri, Kurti tha se kanë filluar punën për luftimin e tyre.

“Edhe hetimet që i ka bërë Policia ka dëshmuar se bëhet fjalë për krim të organizuar e sidomos për kontrabandë nuk është se nuk kemi filluar ta luftojmë atë, emrat e veçantë i thotë prokuroria natyrisht që edhe unë i kam në mendje disa prej emrave”.

“Ndërsa sa i përket gjenocidit të Serbisë në Kosovë, nuk e kemi fjalë. për atë në Shekullin 19, por e kemi për këtë që e kemi përjetuar ne, sepse e kemi në mendje se çfarë ka ndodhur. Për neve nuk ka dyshim që ai ishte gjenocid dhe do të vijë një ditë nur të vërtetohet për ata që nuk e panë apo nuk duan ta shohin”.

Kurti tha se nuk e dinë se në cilat qytete ndodhen muralet e Radko Mlladiq, derisa ka kërkuar nga qytetarët që të lajmërojnë Policinë nëse i shohin ato, raporton EO.

“Radko Mlladiq është kriminel lufte dhe jo në Kosovë por asnjë vend nuk do të duhej të afirmohej apo të verifikohej dhe në përputhje me këtë duhet të veprojnë edhe mekanizmat shtetërorë”.

Të ngjashme