Kurti: Morëm 70% të votave të mërgatës

Prishtinë | 29 Qer 2017 | 16:23 | Nga

Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, e ka falënderuar mërgatën për votat që ia kanë dhënë subjektit të tyre.

Ai thotë se janë 70 për qind të këtyre votave që kanë ardhur nga mërgata. Në një postim në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se është në Bruksel nga ku edhe po takon zyrtarë të lartë të BE-së.

“Ndoshta në total ato janë pak vota, por gjithsesi LV ka marrë 70% të votave që kanë ardhur nga mërgata. Këto ditë jam në Bruksel, ku përveç takimeve me zyrtarë të lartë të BE-së dhe me eurodeputetë po takoj e po falënderoj dhe pjesëtarë të mërgatës në Belgjikë. Por përmes këtij postimi dua të falënderoj shumë dhe mërgatën tonë në vende të tjera të botës”, është shprehur Kurti.

Ai shtoi se me qeverinë e tyre do ta lehtësojnë procesin e votimit nga mërgata. “Jo pse mërgata voton për ne, por sepse mërgata e meriton, me kontributin ekonomik e kulturor që ajo ka dhënë e vazhdon të japë në Kosovë. Pra, edhe një herë, ju falënderoj nga zemra”, ka thënë ai.

Ndryshe, Albin Kurti është lideri më i votuar i këtyre zgjedhjeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme