Kurti takohet me ambasadoren e Francës, Marie-Christine Butel

Prishtinë | 12 Shk 2020 | 14:13 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, raporton Ekonomia Online.

Ambasadorja uroi Kurtin për detyrën e re si kryeministër dhe i ofroi mbështetje për bashkëpunim të mëtutjeshëm.

Gjatë së mërkurës Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar vendimin që kishte marrë Qeveria “Haradinaj” në fund të vitit 2017 për rritjen e pagave për vete.

Gjithashtu Qeveria ka marrë vendim për shfuqizimin e vendimit të marrë nga ish-Qeveria në lidhje me emërimet e koordinatorët gjatë mandatit të tij.

Në vendimin e 20 dhjetorit të viti 2017, Qeveria e kaluar kishte vendosur për rritje të pagave për 100 për qind. Kryeministrit Haradinaj nga 1500 euro paga i ishte bërë 2950 euro.

Të ngjashme