Kurti takohet me ambasadorin britanik në Kosovë

Prishtinë | 14 Tet 2019 | 19:51 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti, së bashku me anëtaren e Kryesisë Fitore Pacolli, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott dhe Kryesuesin e Departamentit Politik në Ambasadën Britanike, Samuel Paice.

Nicholas Abbott e uroi Kryetarin Kurti për suksesin zgjedhor. Ai tha se Mbretëria e Bashkuar do ta vazhdojw përkrahjen për Republikën e Kosovës. Përveç luftimit te korrupsionit, nevojitet edhe përqendrimi i mëtejshem edhe në krijimin e kushteve të reja për investime dhe mundësi për të rinjtë në vend.

Në anën tjetër, Kurti e falënderoi ambasadorin Abbott për përkrahjen e deritanishme të Mbretërisë së Bashkuar dhe shprehu bindjen se me qeverinë e re bashkëpunimi mes dy vendeve tona vetëm sa do të thellohet.

Kryetari Kurti e njoftoi ambasadorin se prioritet i qeverisë së re do të jetë zvogëlimi i pushtetit për forcim të shtetit, drejtësia institucionale e ligjore dhe zhvillimi ekonomik e punësimi. Sa i përket procesit zgjedhor, ai tha se nevojitet adresimi i parregullsive dhe shkeljeve që e përcollën atë në komunat me shumicë serbe si dhe fillimi i dialogut nga poshtë me serbët lokal që jetojnë në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme