Kurti takohet me ambasadorin e Zvicrës, flasin për situatën rreth Coronavirusit

Prishtinë | 20 Mar 2020 | 20:44 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet.

Sipas komunikatës së Qeverisë, në takim u diskutua gjendja e krijuar nga Coronavirusi në Kosovë dhe masat që i ka marrë Qeveria deri më tash.

Kryeministri Kurti e njoftoi Ambasadorin Lebet se Komisioni Qeveritar për parandalim të infeksionit me coronavirus po e mban gjendjen nën kontroll, me organizimin e qendrave për karantinë dhe se të gjithë të sëmurët janë në gjendje stabile.

Ndërkaq, Ambasadori Jean-Hubert Lebet shprehu kënaqësinë e tij me masat e ndërmarra nga institucionet qeveritare dhe uroi që kjo krizë të kalohet sa më lehtë.

Të ngjashme