Kurti takohet me ambasadorin gjerman, flasin për rimëkëmbjen sociale e ekonomike

Prishtinë | 12 Maj 2020 | 14:09 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është takuar ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

Sipas komunikatës së Qeverisë, në takimin e sotëm u diskutua për rimëkëmbjen e shoqërisë pas fitores ndaj pandemisë. Rimëkëmbje sociale e ekonomike.

“Qeveria e Kosovës falënderon ambasadorin Heldt dhe shtetin gjerman për marrëdhëniet bilaterale, projektet e përbashkëta, ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme që na e kanë dhënë dhe po vazhdojnë të na e japin. Prezencën e tyre e shohim nëpërmjet KWF-së dhe GIZ-it gjerman. Të dyja këto institucione kanë qenë përherë afër vendit tonë nëpërmjet forcimit të sundimit të ligjit dhe mbështetjes financiare”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme