Kurti takohet me ambasadorin jo rezident të Republikës së Guineas në Berlin, Diallo

Prishtinë | 21 Shk 2020 | 14:04 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Ambasadorin jo rezident të Republikës së Guineas në Berlin, Sh.T Mamadou Siradiou Diallo, të shoqëruar prej këshilltarit të Ambasadës së Republikës së Guineas në Berlin, z. Mamadou Bouliwel Sow.  
Ambasadori i Guineas, Sh.T Mamadou Siradiou Diallo, shprehu urimet në emër të tij, dhe autoriteteve të vendit të tij, për Qeverinë e re.  

Kryeministri Kurti i uroi punë të mbarë Ambasadorit, të cilin më pas e falënderoi për urimet, por veçanërisht për aktin e njohjes së Kosovës nga shteti i Guineas. Ai nënvizoi se kjo bën pjesë në linjën e besnikërisë ndaj historisë së dy popujve.

Kryeministri Kurti shprehu dakordësinë e tij me vizitën e mundshme të Presidentit të Guineas, si dhe me shënimin e relacioneve kulturore dhe ekonomike mes dy shteteve. Përvojat përkatëse të dy shteteve në të shkuarën duhet ta nxisin bashkëpunimin në të ardhmen.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme