Kurti takohet me Damkën, bisedojnë për mundësit e bashkëpunimit për shtetndërtim

Prishtinë | 25 Tet 2019 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i VV-së, Albin Kurti, së bashku me anëtarin e kryesisë së kësaj partie Xhelal Sveçla, pritën sot anëtarin e Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fikrim Damka.

Me  Damkën biseduam për mbarëvajtjen dhe rezultatin e zgjedhjeve, planet e qeverisë së re dhe për mundësitë e një bashkëpunimi për shtetndërtim demokratik me progres shoqëror dhe ekonomik për vendin.

Kryetari Kurti e njoftoi Damkëm se prioritetet i qeverisë së re do të jetë zhvillimi ekonomik që sjell punësim, luftimi i korrupsionit dhe politikat që zbusin pabarazinë në shoqëri.

Këtë e bën të ditur nga VV-ja me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

Kryetari Kurti, së bashku me anëtarin e Kryesisë së Lëvizjes, z. Xhelal Sveçla, priti sot anëtarin e Partisë Demokratike…

Gepostet von Lëvizja VETËVENDOSJE! am Freitag, 25. Oktober 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme