Kurti takohet nesër me Lutfi Hazirin

Prishtinë | 06 Pri 2020 | 21:41 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nesër pritet të vizitojë Gjilanin.

Vizita do të zhvillohet  në Qendrën Operative Emergjente.

Vizita e Kurtit në Gjilan do të zhvillohet për shkak të pandemisë nga Coronavirusi në këtë komunë.

Njoftimi i plotë:

Kryeministri në detyrë Albin Kurti të martën viziton Gjilanin

Të nderuar/a,

Ju njoftojmë se kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, të martën, në Qendrën Operative Emergjente, pret kryeministrin në detyrë, z. Albin Kurti, me fillim në ora 9:00, tek kampusi i shkollave të mesme.

Të ngjashme