Kurti takoi ambasadorin jorezident të Irlandës, kërkon mbështetje për liberalizimin e vizave

Prishtinë | 29 Kor 2021 | 20:03 | Nga Ekonomia Online

Rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor ndërmjet Irlandës dhe Kosovës ishte tema kryesore e takimit ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ambasadorit jorezident të Irlandës, Ronan Gargan.

Potenciali i Kosovës në fushën e teknologjisë informatike u theksua nga kryeministri Kurti si mundësi që do të duhej eksploruar për rritje të bashkëpunimit ekonomik.

Ambasadori Gargan i shprehu ngushëllime kryeministrit Kurti për jetët e humbura në aksidentit tragjik në Kroaci. Ai theksoi ngjashmëritë mes Irlandës dhe Kosovës në lidhjet e tyre me mërgatën.

U bisedua për rëndësinë e stabilitetit politik dhe ekonomik në Ballkanin Perëndimor dhe integrimit në Bashkimin Evropian. Kryeministri theksoi se Republika e Irlandës mund të jetë një zë i rëndësishëm në BE për avokimin në përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës.

Të ngjashme