Kurti takoi Drejtorin për Ballkanin Perëndimor në Fondacionin për Liri Friedrich Naumann, pandemia prioritet i Qeverisë

Prishtinë | 22 Qer 2021 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ushtruesen e detyrës së Kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Mimoza Kusari, pritën në takim Drejtorin për Ballkanin Perëndimor në Fondacionin për Liri Friedrich Naumann, Michael Roick.

Kryeministri Kurti pranoi urimet e Roick për mandatin e fuqishëm nga qytetarët dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës. Teksa e falënderoi për vizitën, ai e njoftoi Roick për menaxhimin e mirë të pandemisë, si një prej dy prioriteteve kryesore të qeverisë, si dhe për hapat e parë drejt reformave të domosdoshme në vendin tonë, me theks të veçantë në sistemin e drejtësisë dhe planet e qeverisë për ringjalljen e ndërmarrjeve publike.

Kurse, Kusari foli për punën e Kuvendit, reformat strukturore në agjencitë e pavarura, të cilat monitorohen nga Kuvendi, si dhe qëllimin e përbashkët për rikthimin dhe ruajtjen e besimit të qytetarëve në institucione publike.

Falë gatishmërisë së të dy palëve për bashkëpunim, në takim u diskutua edhe për fushat e përbashkëta të interesit dhe format për avancimin e tyre.

Fondacioni Friedrich Naumann, i afërt me Partinë e Lirë Demokratike të Gjermanisë (FDP), është një nga shtatë fondacionet e afërta me partitë politike në nivel federal të Gjermanisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme