Kurti takon bashkatdhetarët, kërkon t’iu mundësohet të votojnë lirshëm

Prishtinë | 25 Kor 2019 | 15:51 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i VV-së, Albin Kurti është takuar me bashkatdhetarët në kuadër të aktiviteti tradicional që organizon Kuvendi i Kosovës “Bashkatdhetarët në Kuvend”, raporton Ekonomia Online.  

Kurti me këtë rast tha se atyre duhet tu mundësohet të votojnë lirshëm nëpër komunat të Kosovës, por edhe tu sigurohet arsim në gjuhën shqipe në vendet ku jetojnë.

“I falënderojmë bashkatdhetarët që në mënyrë të pakushtëzuar e duan atdheun dhe vendlindjen e tyre pavarësisht prej gjendjes politike, institucionale dhe socio ekonomike”.

“Kemi obligim ndaj tyre së pari duke ua mundësuar të votojnë lirshëm nëpër komunat të Kosovës, së dyti duke ua siguruar arsimtarët më të mirë të gjuhës shqipe dhe duke siguruar lehtësime tatimore, administrative e bankare”.

“Qeveria e re duhet ta ketë prioritet mundësimin e bashkatdhetarëve të votojnë nëpër ambasadat dhe konsulantat”.

Kamer Fejza, nga Gjermani tha se për herë të parë vjen në Kuvendin e Kosovës.  Ai ka kërkuar nga ministria e Arsimit që të dërgojë literaturë në Gjermani pasi sipas tij, shqiptarët në diasporë po e humbin gjuhën e tyre dhe po asimilohen.

“Ministrisë së Arsimit pak është duke punuar sepse kam qenë arsimtar në Stuttgart dhe shumë pak kanë dhënë kontribut, literaturën na kanë pru prej Zvicrës kurse qeveria e Kosovës shumë pak ka kontribuar në këtë drejtim”.

“Fëmijët e Kosovës po e humbin gjuhën, vetëm po flasin gjermanisht dhe po asimilohen. Po të ishin kushtet më të mira jam i bindur se këta njerëz që po largohen nuk do të ishin largu”.

Rrahime Haziri nga Gjermania, ka kërkuar që tu krijohen lehtësira dhe që politikanët të përkushtohen për popullin e jo vetëm për vete, raporton EO.

“Është hera e parë që vi këtu. Isha këta deputet tonë i përkushtohen më shumë vende e jo veç familjes së tyre, xhepit të tyre. Në rend të parë të kenë vendin e atdheun se pa komb edhe pasurinë që e kanë s’ka me ju dashtë”.

“Do të mendojnë për popull e për mërgimtarët sepse ne po kontribuojnë për kombin. Le të përkushtohen që të na lehtësojnë disa gjëra, na i plotësojnë disa çështje pasi që po kemi probleme për disa leje. Në Kuvend po i përdorin do fjalë që nuk bëjnë”.

Të ngjashme