Kurti takon Florim Isufin dhe Shpejtim Bulliqin, flasin për çështjet e kufijve

Prishtinë | 20 Gus 2021 | 15:32 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka takuar sot Florim Isufin dhe Shpejtim Bulliqin, ndërsa kanë biseduar për çështje thelbësore të integritetit territorial e institucional të Republikës së Kosovës.

Në njoftimin për media thuhet se Kurti falënderoi profesorët Isufi e Bulliqi për punën dhe qëndrimet e tyre në kuadër të Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit.

“Në vijim u diskutua për rolin e mekanizmave shtetërorë për këtë çështje thelbësore të integritetit territorial e institucional të Republikës së Kosovës.

Kushtetutshmëria dhe ligjshmëria, metodat e avancuara shkencore dhe praktikat e suksesshme të partnerëve ndërkombëtarë janë udhërrëfyesi garantues i qasjes dhe angazhimit tonë të përbashkët”, u tha në këtë takim.

Të ngjashme