Kurti takon Komisionerin e BE-së për Drejtësi: Flasin për procesin e vetingut

Prishtinë | 28 Pri 2021 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në vizitat që ka nisur në Bruksel gjatë ditës takoi edhe Komisionerin e Bashkimit Evropian për Drejtësi, Didier Reynders.

Kurti thotë se sundimi i ligjit është një vlerë themelore e BE-së dhe një kusht themelor për shoqërinë demokratike, njofton Klan Kosova.

Tutje Kurti bën të ditur se me Reynders diskutuan për forcimin e institucioneve të drejtësisë, përfshirë procesin e vetingut

“Sundimi i ligjit është një vlerë themelore e Bashkimit Evropian & një kusht themelor për shoqërinë demokratike. Me Komisionerin për Drejtësi @dreynders diskutuam gjerësisht planet tona për forcimin e institucioneve të drejtësisë, përfshirë procesin e vetingut. Ne e mirëpresim mbështetjen e tij për axhendën tonë të reformave” është shprehur Kurti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme