Kurti takon Lajçakun në Sllovaki, poston një fotografi panoramike nga Bratisllava

Prishtinë | 04 Qer 2022 | 11:17 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti është takuar me Emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajcak në Bratisllavë në kuadër të forumit GLOBSEC.

Kurti ka publikuar një fotografi me emisarin sllovak, ku ky i fundit ia tregon kryeqytetin sllovak.

“Ne kemi bisedime të rregullta me Miroslav Lajcak si pjesë e dialogut tonë parimor dhe konstruktiv në Bruksel. Këtë herë u takuam në shtetin e Lajçakut në Sllovaki ku ritheksova angazhimin tonë për një marrëveshje me Serbinë e përqëndruar në njohje reciproke”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Të ngjashme