Kurti takon Minxhozin, konfirmon bashkëpunimin për heqjen e pengesave ndërmjet dy vendeve

Prishtinë | 24 Mar 2021 | 15:32 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti, priti në një takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, dhe këshilltarin e tij, Artur Bushati.

Ambasadori Minxhozi e uroi Kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës dhe shprehu gatishmërinë e përkushtimin e tij për të bashkëpunuar me Qeverinë e re për t’i forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve tona.

Ai i dorëzoi Kryeministrit Kurti letrën e urimit të Kryeministrit Rama si dhe një shishe verë dhuratë për ditëlindje.

Kryeministri Kurti e falënderoi atë për vizitën dhe konfirmoi se do të punojnë së bashku që t’i heqin pengesat që ekzistojnë mes Kosovës dhe Shqipërisë për të përmirësuar zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve tanë.

Avancimi i raportit Kosovë – Shqipëri me përfitime bilaterale mund të bëhet model bashkëpunimi për rajonin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme