Kurti takon përkrahësen e protestave studentore, Alice James

Prishtinë | 29 Pri 2022 | 11:55 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar edhe me themeluesen e Kosova Action Network, Alice James.

Në shoqërimin e tyre ka qenë edhe ambasadori kosovar në ShBA, Ilir Dugolli, ndërkaq Kurti në mbishkrimin e një fotografie në Instagram ka folur shkurtimisht për veprimtarinë e dy personave përkrah tij në foto.

“25 vjet më vonë: Alice James, themeluesja e Kosova Action Network (KAN) që mbështeste protestat tona studentore. Shumë të reja e të rinj nga Kosova I ka ndihmuar Alice për t’u shkolluar në ShBA”, ka shkruar Kurti.

“E kur ne ishim të burgosur politikë e robër lufte në Serbi, ajo bënte fushatë ndërkombëtare për lirimin tonë”.

“Në ambasadën e Republikës së Kosovës në Washington D.C., na mirëpriti ambasadori ynë Ilir Dugolli I cili më 1 tetor, 1997 ndodhej në rreshtin e dytë afër meje dhe mbante parullën me stemën e Universiteti të Prishtinës”.

Të ngjashme