Kurti: Taksa hiqet nga 1 prilli me kushte

Prishtinë | 02 Mar 2020 | 12:48 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e jashtëzakonshme, ka theksuar se edhe në fushatën zgjedhore, edhe pas saj, edhe në programin qeverisës, qeveria e tij do të angazhohet për vendosjen e reciprocitetit të plotë me Serbinë, raporton Ekonomia Online.

Ai me këtë deklaratë ka refuzuar që të dëgjojë këshillën e Isa Mustafës dhe të Grenell për heqjen e taksës dhe mos vendosjen e asnjë mase ndaj Serbisë, që të vazhdoj dialogu. Sipas Kurtit taksa 100 për qind ndaj mallrave serbe kishte efekt shumë të vogël. Madje sipas tij, kjo taksë u vendos që të mos shkohet në dialog me Serbinë.

“Serbisë, marrëveshja për reciprocitet si masë Kosova mund ta lejojë vendosjen e targave, dhe të ndaloj qarkullimin e veturave pa targa, ka qenë marrëveshje reciprociteti marrëveshja për targat ne kemi qenë zemërgjerë edhe pa e marrë vesh”.

Kurti ka thënë se me reciprocitet do të vjen njohja e Kosovës nga Serbia.

“Si Qeveri e Republikë së Kosovës jemi duke u përgatitur për reciprocitet, për sukses. Në marrëveshjen e Brukselit nuk është arritur marrëveshje për transport rrugor e hekurudhorë, kemi mundësinë e ndalimin e produkteve nga Serbia të cilat nuk e përdorin emrin e Kosovës, janë mjete në duar tona si shtet të cilat nuk janë përdorur”.

“T’i heqim tarifat për lëndën e parë që u duhen prodhuesve tonë, Serbia duhet të dëshmohet se po e pezullon fushatën për çnjohje të Kosovës”, tha Kurti.

Kurti iu përgjigj opozitës duke ju thënë se mashtrimi ka qenë në fillim që tarifa u vendos 10% e jo 100%.

“Pse nuk ishte tarifa 100% prej fillimit ishte 10%, nuk ka qen krejt ose hiq tash ose hiq, ndoshta është dashtë me pas hiq është dashtë me u zbatuar reciprociteti, ky është mashtrim”.

Të ngjashme