Kurti: Taksa hiqet porsa të vendoset reciprociteti, do të fillojmë ta përgatisim Doganën

Prishtinë | 08 Shk 2020 | 13:57 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se tarifa 100% ndaj mallrave të Serbisë do të zëvendësohet me parimin e reciprocitetit.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se tarifa 100% hiqet porsa të vendoset reciprociteti.

“Shumë shpejt fillojmë t’i përgatisim Doganat e Kosovës për këtë. Si Kryeministër i Republikës së Kosovës e kam shprehur vullnetin që ta heqim tarifën 100%”, ka shkruar ai.

Ai tutje ka thënë se pret që Serbia të deklarohet se ka vullnet për ndaljen e fushatës për çnjohjet e pavarësisë së Kosovës.

Të ngjashme