Kurti tani e quan konstruktive Listën Serbe, ish-partiaku i thotë “mos shit kopalla”

Prishtinë | 12 Shk 2020 | 23:00 | Nga Ekonomia Online

Ish-nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, ka komentuar zhvillimet e fundit, ndonëse është larguar tash e disa muaj prej jetës aktive politike në vend.

Të mërkurën, ai ka ironizuar me Albin Kurtin, ish-bashkëpartiakun e tij, tashmë kryeministrin e Kosovës.

Sejdiu i ka quajtur “kopalla” disa nga konstatimet e Albin Kurtit në një intervistë televizive të kryeministrit në KTV të mërkurën.

“Tipi tha: ‘Lista Serbe janë subjekt politik konstruktiv’”, ka shkruar Sejdiu në rrjetin social Twitter, duke iu referuar deklaratës së kryeministrit Kurti. “Unë pa krejt edhe mund të mbetem por ama kopalla nuk shes”.

Dardan Sejdiu dha dorëheqje nga pozitat e tij brenda PSD-së në nëntor të vitit të kaluar.

Të ngjashme