Kurti të hënën mban takim online me Universitetin Harvard

Prishtinë | 16 Maj 2020 | 14:35 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të mbajë një takim online të hënën në Universitetin e Harvardit.

Ai do të flas për 100 ditët e para si kryeministër dhe krizën aktuale politike në Kosovë.

Kjo ngjarje do të mundësohet përmes platformës online ‘Zoom’ që do të fillojë nga ora 12:00, në Kosovë me orë lokale i bie të fillojë nga ora 18:00.

Kjo ngjarje do të moderohet nga Nicholas Burns, Profesor i Praktikës së Diplomacisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Shkollën Harvard Kennedy.

Ky takim online është sponsorizuar nga Shoqata e Studentëve Shqiptarë në Kolegjin Harvard , Projekti i Ardhmërisë së Diplomacisë dhe Unioni Politik i Harvardit.

https://www.belfercenter.org/event/conversation-prime-minister-kosovo-albin-kurti?fbclid=IwAR17ZKxm7ufoRjBL8ABjSBucGfc0FaBP3rIPCciwDHr5or7HLEEPjmoZW5U

Të ngjashme