Kurti: Të marrim mësim nga Bosnja, të ndërhyjmë kundër “Zajednicës” së Thaçit e Vuçiqit

Prishtinë | 20 Gus 2018 | 10:31 | Nga

Albin Kurti thotë se Kosova duhet të nxjerrë mësim nga rasti i Bosnjës.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Lideri i Vetëvendosjes shkruan se bonjëzimi nuk u bë duke u synuar direkt, por teksa kërkohej ndarja e Bosnjës apo shkëmbimit territorial midis Serbisë e Kroacisë.

Ai tha se Kosova duhet të nxjerrë mësim nga paqja e Bosnjës dhe të ndërhyjë kundër “Zajednicës”.

Lexoni të plotë postimin e Kurtit në Facebook:

“Bosnjëzimi nuk u bë duke u synuar direkt, por teksa kërkohej ndarja e Bosnjes apo shkëmbimi territorial midis Serbisë e Kroacisë. NATO-ja pat nxjerrur mësim nga lufta e Bosnjes dhe ndërhyri te Kosova kundër Jugosllavisë së Milosheviqit. Ne duhet të nxjerrim mësim nga paqja e Bosnjes dhe të ndërhyjmë kundër ‘Zajednicës’ së Thaçit me Vuçiqin”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme