Kurti: Të përulur para detyrave që na presin, po fillon një kapitull i ri për qytetarët e Kosovës

Prishtinë | 23 Mar 2021 | 08:44 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë që po shënohet një kapitull i ri për qytetarët e Kosovës.

Kurti përmes një postimi në Twitter, ka thënë që duhet të mos dështojmë që bashkohemi për të mirën e vendit tonë.

“Të përulur para detyrave që na presin. Ne shënojmë fillimin e një kapitulli të ri për qytetarët e Kosovës. Të mos pajtohemi dhe le të debatojmë ashpër për të vërtetën dhe drejtësinë, por kurrë të mos dështojmë të bashkohemi për të mirën e vendit tonë”.

“Dhe puna fillon tani”, u shpreh ai.

Ndryshe Albin Kurti, sot do të pranojë detyrën nga tashmë ish-kryeministri Avdullah Hoti.

Të hënën në mbrëmje, Kurti u zgjodh për herë të dytë kryeministër. Qeveria e udhëhequr nga ai mori 67 vota të deputetëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme