Kurti: Të takohen subjektet politike dhe të diskutohet për procesin e Vettingut

Prishtinë | 14 Kor 2022 | 11:50 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në seancën plenare të Kuvendit Komunal, deputetët kanë diskutuar për hartimin e disa projektligjeve lidhur me procesin e vettingut.

Kryeminstri Albin Kurti tha se është e nevojshme që të gjitha subjektet politike të takohen dhe të bisedojnë për këtë çështje, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se LDK s’ka pranuar që të takohen si dy parti për të diskutuar Vettingun por vetëm në Kuvend.

“Unë besoj është e nevojshme të takohemi si subjekte politike. Bëhet fjalë për një proces që tejkalon mandatin tonë. Është e domosdoshme të kemi konsultime edhe si subjekte politike. Unë e falënderoj PDK-në dhe AAK-në për çështjen e Vettingut, LDK ka thënë se takohemi në Kuvend sepse s’është e nevojshme të takohemi si parti politike.

Tutje, ai tha se Vettingu dhe Byroja Shtetëore s’duhet të futen me një thes pasi janë dy procese të ndryshme.

“Përveç kësaj duhet ta bëjmë ndarjen e qartë të gjërave që nuk janë të njëjta. Byroja për verifikimin dhe konsifkimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe Vettingu nuk janë e njëjta gjë. Nuk është mirë të fusim gjithçka në një thes. Duke e ditur se Vettingu merr kohë i vetmi efekt është të shtyhet Byroja Shtetërore dhe ky është gabim. Njëra ka të bëjë me të gjithë zyrtarët shtetërorë e tjetra për sistemin e drejtësisë”, tha ai.

Ndërsa, deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se duhet të ketë gjithpërfshirje politike dhe rregullim sektorial.

“Lidhur me procesin e hartimit të disa projektligjeve që kanë të bëjnë me vettingun, propozuam që për çështjen e vettingut dhe ligjet në sistemin e drejtësisë të ketë autorësi nga kuvendi dhe të ketë gjithpërfshirje politike dhe rregullim sektorial. Në bazë të këtyre parimeve do të vendosim edhe elemente tjera. Propozimi ynë është të mos votohet as ky projektligj. Kjo nënkupton që Qeveria nuk donë bashkëpunim për këtë çështje”.

E kryetari i AAK-së, Besnik Tahiri, ka kërkuar që ligji të diskutohet përsëri sepse bie ndesh me kushtetutën.

“Ne patëm një takim dy orësh për agjendën e vettingut dhe për të reflektuar raportin e Venecias dhe mënyrën se si të shkohet në vetting. Ne u dakorduam që pronësinë mbi vettingun ta marrë kuvendi dhe të ketë konsensus mes partive politike. Ky ligj i cili bie ndesh edhe me kushtetutën duhet të diskutohet. Prapë jemi duke hyrë në një proces që po bëhet një ndarje dhe është antikushtetues. Kërkoj që të diskutojmë që ta shtyjmë agjendën ndryshe jeni pa ne”.

Të ngjashme