Kurti: Teknologjia e avancuar nuk mundëson progres në dije

Prishtinë | 19 Jan 2017 | 13:27 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kritikuar ministrin e Arsimit, Arsim Bajrami për shkak të rezultateve të testit PISA.

“Ekziston një ambient shpërqendrues, disiplina dhe rregulli nuk e rrisin produktivitetin dhe efikasitetin, kjo ndikon negativisht të nxënësit. E dëgjuam ministrin duke u lëvduar kur tha se mungojnë ankesat nga prindërit, për bindjen time njerëzit nuk ankohen për shkak se ministri është i pashpresë në ankesat e tyre. Ai tha se progresi në arsim sigurohet me progres të teknologjisë në dije. Unë nuk mendoj që teknologjia e avancuar mundëson progres në dije”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, “kalimi prej shkumësit te kompjuteri nuk është garancion i dijes së madhe”.

Ai ka shtuar se PISA nuk na ka treguar mungesën e vigjilencës, por mungesën e dijes.

“Unë besoj që duhet ta kuptojmë se arsimi nuk ka më resurse që të rregullohet brenda vetvetes”, ka thënë Kurti.

Kurti më tej tha se derisa pas luftës shumica ishin pa diploma, tash janë bërë të gjithë me nga dy e tri sosh nëpër universitete private

“Siç ishim në situatën kur shumica nuk kishin diploma u bënë të gjithë më nga dy tri dfiploma prej universiteteve private që mbijtën si këpurdha. Nëse ne pajisemi të gjithë me diploma ata që janë më të mirë do të ikin nga Kosova siç edhe është duke ndodhur. Digjitalizo gjithë ditën, orientimin e ke gabimin, duhet plan nacional që arsimi dhe ekonomia të shkojnë bashkë. Ne nuk duhet ta trajtojmë arsimin të ndarë prej ekonomisë”, tha Kurti.

Të ngjashme