Kurti telefonon familjet e dy viktimave të Coronavirusit

Prishtinë | 06 Pri 2020 | 18:56 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka njoftuar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti u ka telefonuar familjeve të dy viktimave të sotme të Coronavirusit.

Postimi i plotë:

“Sot gjatë ditës, Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka telefonuar familjarët e dy viktimave të shënuara sot nga virusi Corona për t’u shprehur ngushëllimet më të sinqerta. Ne të gjithë, së bashku, ndajmë dhimbjen me familjet e S.N. nga Prishtina dhe atë të N.R. nga Prizreni. Ky lajm i hidhur, le të jetë thirrje më e zëshme për disiplinë dhe respektim të këshillave të ekspertëve shëndetësor. Këto këshilla janë në të mirë të secilit prej nesh, atyre për rreth nesh dhe shëndetit publik të përbashkët”, ka shkruar Kryeziu në Facebook. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, sepse askush nuk është imun ndaj virusit. “Asnjëri nga ne nuk jemi imun ndaj virusit Corona, andaj edhe të gjithëve na takon përgjegjësia që ta ndalojmë përhapjen e tij. Ju lutemi rrini në shtëpi, mbani distancën e rekomanduar dhe kujdesuni për higjienën tuaj”, tha ai.

Të ngjashme