Kurti: Tensionet Kosovë-Serbi vijnë nga preokupimi i tepërt i jashtëm

Prishtinë | 27 Tet 2019 | 12:34 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, në kuadër të punimeve të Samitit të Paqes për Evropën Juglindore që po mbahet në Tiranë, ka marrë pjesë në panelin “Trajtimi i sfidave kritike të kohës sonë: Roli i Parlamentarëve”.

Kurti në këtë samit ka thënë se tensionet në raportet midis Kosovës dhe Serbisë vijnë nga preokupimi i tepërt me normalizimin e jashtëm diplomatik të marrëdhënieve midis dy shteteve, teksa neglizhohet nevoja për normalizim të brendshëm demokratik të dy shteteve veç e veç.

“Në fjalën time theksova se për republikën demokratike është i rëndësishëm kuptimi që kanë deputeti dhe ministri duke iu referuar etimologjisë së fjalëve. I pari, deputeti, si zëvendës i qytetarëve, pra përfaqësues nga pamundësia e pjesëmarrjes së gjithë popullit në Kuvend e jo nga dëshira për të zëvendësuar popullin në shtet. Dhe, i dyti, ministri, si shërbyes i popullit dhe shtetit, pra shërbëtor i këtyre, madje me vet-dëshirë për të shërbyer, e kurrsesi sundues mbi ndokënd apo përfitues për çka do”.

“Po ashtu, nënvizova që Kuvendi është vendi ku deputetët dhe qeveritarët, shumica dhe pakica, kanë të përbashkët hapësirën dhe mënyrën, mbledhjen ku arsyetojnë e argumentojnë dhe dialogun e debatin me të cilin komunikojnë”.

“Duke folur për rolin e parlamentit në marrëdhëniet ndërshtetërore dhe ato fqinjësore, potencova që tensionet në raportet midis Kosovës dhe Serbisë vijnë nga preokupimi i tepërt me normalizimin e jashtëm diplomatik të marrëdhënieve midis dy shteteve tona, teksa neglizhohet nevoja për normalizim të brendshëm demokratik të dy shteteve tona veç e veç”.

Postimi i plotë:

“Në kuadër të punimeve të Samitit të Paqes për Evropën Juglindore që po mbahet në Tiranë, isha në panelin “Trajtimi i sfidave kritike të kohës sonë: Roli i Parlamentarëve”, i cili u moderuar nga znj. Nafiye Gaş, e ku morën pjesë edhe znj. Erna Hennicot Shoepges, ish Kryetare e Parlamentit të Luksemburgut, znj. Angela Guerra, Deputete e Parlamentit të Portugalisë, znj. Vasilika Hysin, Zëvendëskryetare e Parlamentit të Shqipërisë, z. Jovan Jovanovic, Deputet i Parlamentit të Serbisë, dhe z. Ghazi Tayyeb, Senator në Jordan dhe ish-komandant i forcave të OKB-së në Kroaci”.

“Në fjalën time theksova se për republikën demokratike është i rëndësishëm kuptimi që kanë deputeti dhe ministri duke iu referuar etimologjisë së fjalëve. I pari, deputeti, si zëvendës i qytetarëve, pra përfaqësues nga pamundësia e pjesëmarrjes së gjithë popullit në Kuvend e jo nga dëshira për të zëvendësuar popullin në shtet. Dhe, i dyti, ministri, si shërbyes i popullit dhe shtetit, pra shërbëtor i këtyre, madje me vetëdëshirë për të shërbyer, e kurrsesi sundues mbi ndokend apo përfitues për çkado”.

Të ngjashme