Kurti: Tetori duhet të jetë muaji i zgjedhjeve lokale

Prishtinë | 02 Qer 2021 | 14:40 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, pas takimit të mbajtur me presidenten, Vjosa Osmani, për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale, tha se muaji tetor është më i përshtatshmi për mbajtjen e zgjedhjeve, raporton Ekonomia Online.

“Meqenëse me 22 tetor të vitit 2017 u patën mbajtur zgjedhjet lokale para katër vjetëve, konsiderojmë që muaji tetor është i duhuri për t’u mbajtur zgjedhjet. Për neve si Lëvizje Vetëvendosje, meqenëse në këtë takim isha në cilësinë e kreut të partisë, sa më herët zgjedhjet aq më mirë është, por presidentja do të takojë kryetarët e partive të tjera dhe do të përcaktojë një datë. Sikur para katër vjetëve edhe ky tetor do të jetë muaji i zgjedhjeve”.

Kreu i Vetëvendosjes ka folur edhe për procesin e zgjedhjes së kandidatit të partisë së tij për kryeqytetin.

“Këshilli i Qendrës së Vetëvendosjes e vendos një gjë të tillë. Nuk më takon mua si kryetar, madje as Kryesisë së VV-së. Do të ketë proces të brendshëm në përputhje me statutin dhe me siguri do ta kemi emrin që ne duam dhe i duhet kryeqytetit”.

Të ngjashme