Kurti thërret konferencë të jashtëzakonshme për medie

Prishtinë | 27 Shk 2020 | 17:09 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thirrur një konferencë për medie në ora 18:30. Por nuk është bërë e ditur se cila do të jetë tema e kësaj konference të papritur.

Më herët gjatë ditës ishte paraparë që të mbahet Mbledhja e Qeverisë, por ajo është shtyrë për arsye që nuk janë bërë të ditura.

Burime të Ekonomia Online, kjo shtyrje ka ndodhur për shkak të mospajtimeve ndërmjet partnerit të koalicionit, LDK-së, pasi partia e Isa Mustafës po kërkon që sa më shpejt të largohet taksa.

Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti ka kërkuar sot që të hiqet taksa dhe të mos rrezikohet partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Të ngjashme