Kurti thotë se ambasadorja e Francës e ka vlerësuar si përmbajtësor takimin me Macron

Prishtinë | 06 Kor 2021 | 18:02 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ambasadoren e Republikës së Francës në Kosovë, Marie Christine Butel.

Kryeministri Kurti shprehu falënderimet dhe mirënjohjen për pritjen me nderime të larta nga Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin Elysée, ndërsa Ambasadorja Butel e vlerësoi takimin e 23 qershorit si përmbajtësor.

Të arriturat kryesore të Qeverisë në këta tre muaj, puna drejt reformave thelbësore, forcimi i shtetit të së drejtës si dhe zhvillimi ekonomik e shoqëror i Kosovës, ishin mes temave të diskutuara në këtë takim miqësor ndërmjet kryeministrit Kurti dhe ambasadores Butel.

Të ngjashme