Kurti thotë se do t’i vizitojë komunat serbe: Asociacioni s’është në përputhje me Kushtetutën tonë

Prishtinë | 16 Nën 2021 | 12:44 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kurti thotë se do t’i vizitojë komunat serbe: Asociacioni s’është në përputhje me Kushtetutën tonë

Kryeministri Albin Kurti tha se së shpejti do t’i vizitojë edhe komunat me shumicë serbe, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa sa i përket Asociacionin, Kurti tha kështu “më duhet të jap përgjigje të vjetër, nuk është në përputhje me germën e Kushtetutës së Kosovës, dhe atë duhet ta ndryshojë Serbia”.

“Shumicën e Komunave nuk kam arritur t’i vizitojë por padyshim që do t’i vizitojë. Sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe, gati isha duke ju falënderuar që në këtë konferencë për media nuk po ma bën askush këtë pyetje dhe më vjen keq që nuk do të mund t’ju falënderoj, sepse e bëtë edhe këtë pyetje e cila nuk është e re dhe për të cilën unë duhet të jap përgjigje të vjetër”.

“Asociacioni si monoetnik nuk është në përputhje as me fyrmën as me germën e Kushtetues së Kosovës dhe mendoj që Kushtetutën duhet ta ndryshojë Serbia. Aty ku shkruan se Kosova është pjesë integrale e Serbisë në shpërputhje me realitetin e Kosovës së pavarur që nga 17 shkurti i vitit 2008 e këndej”.

Ai ka folur edhe për bisedimet në Bruksel, e që tha se çështja e të pagjeturve nuk pret.

“Bisedimet në Bruksel do të kenë në qendër çështjen e të pagjeturve, është çështje që nuk pret sepse ankthi i familjarëve është më i madh”.

Kurti ka folur edhe për arrestimin e katër shtetasve rus në kufirin Kosovë-Serbi.

“Ndërkaq sa i përket katër shtetasve rus, çka do që thamë tash është paragjykim i yni”.

Të ngjashme