Kurti thotë se KE-ja u vonua për vizat: Serbia merr donacione nga BE-ja e militarizohet nga Rusia

Prishtinë | 29 Sht 2021 | 11:59 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti tha para presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, se Kosova është vetëm duke e përmbush obligimin ligjor në veri, ndërsa Serbia po tensionon situatën duke e përfshirë edhe Rusinë, raporton Ekonomia Online.

Kurti u shpreh falënderues ndaj ndihmave të Bashkimit Evropian për Kosovën, sidomos gjatë kohës së pandemisë.

Kurti mes tjerash tha se KE-ja është vonuar me liberalizimin e vizave për Kosovën

“Jemi në një vend të pazakontë sot këtu por shumë të këndshëm. E vizituam çerdhen “Cicërrimat” që është financuar nga Bashkimi Evropian, si një ndër donatorët më të rëndësishëm  në Kosovë. Biseduam për shumë çështje të rëndësishme e sidomos për investime që përfshijnë 100 projekte dhe përfshirjen e Kosovës ne BE”, tha Kurti.

“Po ashtu kemi biseduar edhe për procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian ku siç dihet Kosova është e fundit në rajon dhe faktin se duhet të përgatitemi për aplikim për anëtarësim në mënyrë që të marrim edhe statusin e vendit kandidat si dhe për vendimin e vonuar të BE-së për liberalizimin e vizave aq më tepër që në korrik të këtij viti janë mbushur tri vjet prejse edhe vet Komisioni Evropian ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën”.

Shefi i ekzekutivit kosovar tha se Serbia përfiton donacione dhe fonde nga BE-ja por vazhdon të militarizohet nga Rusia e Kina.

“Fatkeqësisht ndodhemi në një situatë ku Serbia merr donacione nga BE-ja, dhe përkundër që i merr këto donacione pa zbatuar vlera do të duhej të demokratizohet e jo të militarizohet nga Rusia e Kina”.

“Jemi mirënjohës edhe për ndihmën  e BE-së ndaj nesh në përballimin e situatës me Covid-19. Asaj po ashtu i tregova edhe për situatën në veri, respektivisht për pikat në Bërnjak dhe Jarinjë, ky vendim ka qenë i kamotshëm dhe kemi bërë vetëm punën tonë, dhe është pikërisht Serbia ajo që ka përfshirë edhe Rusinë duke nxitur urrejtje për Kosovën. Ne nuk kemi fakt tjetër përpos Bashkimit Evropian dhe kontinent tjetër përpos Evropës. Pres që ku bashkëpunim të vazhdoj gjithmonë”.

Të ngjashme