Kurti thotë se kreut i BSPK-së refuzoi ftesën që pakon anti-inflacion ta bënin bashkë

Prishtinë | 22 Sht 2022 | 13:49 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se më 1 shtator i ka kërkuar kreut të Bashkimit të Sindikatave te Pavarura te Kosoves (BSPK), Atdhe Hykollit që pakon anti-inflacion ta bëjnë bashkë.

Ai ka shtuar se këtë propozim e ka bërë si socialdemokrat, pasi thotë se “është për forcimin e sindikatave”.

“Kanë refuzuar, nuk kanë dashur pakon anti-inflacion ta dizajnojmë bashkë”.

Më pas Kurti tha se më 3 shtator kanë propozuar 50 euro shtesa për punonjësit publikë.

Kurti ka përsëritur sërish se si kryeministër do të duhej ta takonte kreun e Bashkimit të Sindikatës, e Arbëria Nagavci ta takojë Rrahman Jasharajn, kreun e Sindikatës së Arsimit.

Po ashtu Kurti ka thënë se “sindikata nuk është e sinqertë”, pasi pas takimit nuk e konsultuan anëtarësinë për vazhdimin apo ndërprerjen e grevës.

Të ngjashme