Kurti thotë se nuk ka ndryshuar qëndrim për Ujmanin, nuk tregon se kur do ta vizitojë veriun

Prishtinë | 30 Qer 2021 | 17:31 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti, tha se qëndrimi i Qeverisë për liqenin e Ujmanit nuk ka ndryshuar, duke theksuar se Serbia nuk mund të bëhet hisedare në të, raporton Ekonomia Online.

Tutje, Kurti tha se arritja e një marrëveshje me Serbinë varet nga Qeveria e Beogradit.

Ndërsa, kur u pyet se kur do ta vizitoj veriun, ai tha se për gjithçka janë duke u përgatitur.

Po ashtu, Kurti u pyet rreth Asociacionit, ku tha se kur presidenti i Serbisë deklaron se nuk do ta njohë kurrë Kosovën, duhet pyetur ata që kanë bërë koncesione deri më tani në emër të njohjes.

“ATK-ja ka një inkasim prej më shumë se 60 milionë euro, dhe do të shënoj rritje prej 7.9%. Mërgata me shumicë dërmuese e ka mbështetur ndryshimin e madh dhe hapat që i kemi marr ne për mërgatën nuk janë ndërmarr asnjëherë më parë, bashkatdhetarët tanë duhet ta kenë të drejtën për dy shtetësi”.

“Qëndrimet tona sa përket Ujmanit janë ato të njëjtat dhe detyra jonë thotë që duhet ta konsiderojmë ashtu siç është liqen artificial i Kosovës dhe nga Kosova, dhe unë natyrisht që do të marr të gjitha argumentet për qëndrimi tonë. Sa i përket marrëveshjes së Uashingtoni se pika e saj me e vlefshme është ajo e fundit. Sa i përket cilësimeve qe na vinë nga Beogradi ata janë përpjekur të na definojnë mirëpo kanë dështuar rregullisht mua nuk më kanë definuar as kur kam qenë i burgosur, kur se pranova gjyqin e tyre e lëre tash si kryeministër”.

“Kur do të ketë marrëveshje nuk varet vetëm prej meje por varet edhe prej Serbisë, andaj ne këtë kuptim besoj që duhet të kemi konsensus nacional se duhet ta forcojmë shtetin Kosovës, unë nuk i qëndroj qëndrimet për njerëzit”.

“Për gjithçka po përgatitemi dhe nuk jemi në vitin e katër të qeverisjes por në ditën e 100 dhe Kosova do të jetë e pranishme gjithë andej”.

“Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe e shkel frymën kushtetuese nuk është i mundshëm, por nuk mund të kemi pyetjet e njëjta kur jemi kaq të ndryshme, në Kosovë ka ndryshuar gjendja përfaqësimi sepse ka president, kryeministër dhe kryeparlamentar me integritet dhe dinjitet”.

Të ngjashme