Kurti thotë se Qeveria e re s’do t’i ketë më pak se 5 ministre

Prishtinë | 08 Mar 2021 | 13:27 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se Qeveria e re nuk do të ketë më pak se 5 ministre, raporton Ekonomia Online.

Ai në marshin e organizuar për nder të Ditës së gruas shtoi se nga 58 deputetë sa ka VV-ja, asnjë grua nuk ka pasur nevojë për kuotën gjinore.

“Ne për asnjë gjë nuk do të bimë më poshtë se që kemi qenë, ju e keni parasysh se në qeverinë e mirë të pranverës 2020-të, më pak se 5 nuk do të kemi, do të shikojmë se çka do të bëjmë edhe më shumë”.

“Nga 58 deputetë sa do t’i ketë grupi ynë parlamentar, asnjë grua nuk ka pasur nevojë për kuotën gjinore, populli i Kosovës e ka bërë përfaqësuese të qytetarëve. 14 shkurti nuk kanë qenë një palë zgjedhje, kanë qenë referendum”, tha Kurti.

Të ngjashme