Kurti thotë se si kryeministër do ta respektojë flamurin e Kosovës

Prishtinë | 04 Sht 2019 | 21:59 | Nga Ekonomia Online

Albin Kurti ka treguar qëndrimin e tij për flamurin e Kosovës. Kur është pyetur se si në Vetëvendosje qëndron vetëm flamuri kombëtar e jo edhe ai shtetëror, ai është përgjigjur duke thënë se nëse ai bëhet kryeministër flamuri i Kosovës nuk do të largohet.

Ai ka thënë se ka qenë kritik ndaj kushteve që ishin vënë për flamurin e Kosovës.

“Në zyrën e kryeministrit është flamuri i Kosovës unë kam qenë kritik sepse kanë qenë disa kritere që nuk bën shqiponja, nuk bën ngjyra e zezë apo disa kritere të tjera”, ka deklaruar Kurti në Rubikon.

Më tutje ai ka thënë se nëse bëhet kryeministër i Kosovës nuk do ta largojë flamurin e Kosovës.

“Unë si kryeministër nuk do ta largojë flamurin e Kosovës. Unë jam deputet i VV-së dhe kur jam kryeministër nuk e përfaqësojë vetëm VV, por Kosovën”, ka deklaruar Kurti.

Të ngjashme