Kurti: T’ia rrisësh pagën vetes është hajni

Prishtinë | 01 Mar 2018 | 11:51 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, tha se Kosova është një vend i vogël por e ka një qeveri të madhe. Sipas tij kjo qeveri e madhe në numra, vendosi që t’ia rriste vetes rrogat dhe për të u arsyetur më vonë vendosi që t’i rriste rrogat edhe sektorit publik, raporton Ekonomia Online.

“Kosova është vend i vogël me qeveri të madhe. Sikur kjo të mos mjaftonte, kjo qeveri e madhe i’a dyfishoj pagën vetvetes. Për të u arsyetuar dy javë më vone u’a rriti pagën edhe punëtorëve të sektorit publik dhe skemën sociale. Shumica e njerëzve besojnë që motivimi është rroga”, tha Kurti.

Kurti e cilëson këtë vendim si vjedhje dhe hajni duke thënë se kjo qeveri nuk po bënë ekonomi por vetëm financa.

“Të ja rrisësh pagën vetës, është hajni dhe vjedhje. Edhe me këtë qeveri ne nuk bëjmë ekonomi por vetëm financa. Kjo qeveri i rrit pagat pavarësisht rritjes ekonomike dhe atë vetëm vetvetës”, tha Kurti.

 

Lexo më shumë:

Të ngjashme