Kurti tregon çka diskutoi deri vonë me ambasadorin amerikan: S’kam folur pas shtyrjes me Borellin, takimi në Bruksel me tendencë

Prizren | 22 Nën 2022 | 14:10 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti e ka komentuar shtyrjen e vendimit për gjobat ndaj targave në veri, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se të hënën deri vonë ka diskutuar me ambasadorin amerikan Jeff Hovenier për gjetjen e një zgjidhjeje.

Kurti e ka falënderuar atë për përkushtimin dhe angazhimin e tij në këtë çështje, përderisa ka thënë se nuk ka komunikuar me kryediplomatin evropian, Josep Borrell pas shtyrjes së vendimit për gjobat rreth targave për 48 orë.

Kur foli për takimin e ndërmjetësuar nga Borrelli me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel, tha se kanë pasur agjendë të qartë, por që nga të tjerët është insistuar që të jetë në fuqi marrëveshja aktuale për targat.

Këtë ai e ka quajtur këtë tendencë, duke shtuar se nuk mund të flasë për çështje teknike, duke lënë anash marrëveshjen finale që në qendër e ka njohjen reciproke, raporton EO.

Këto komente ai i bëri pas Konferencës për Rininë 2022, “Drejt një politike kombëtare”, të mbajtur në Prizren.

“Së pari deri vonë kam komunikuar me ambasadorin amerikan që ta gjejmë një mundësi pa cenuar kushtetutshmërinë dhe të mos lejojmë cenim të sigurisë dhe po japim shans 48 orë të rezultojë me dakordim. Me datën 18 gusht kemi pasur strukturë të qartë të agjendës. Pika e parë korniza e përgjithshme e marrëveshjes”.

“ShBA sidomos ambasadori  është i përkushtuar dhe angazhuar. Roli i tij është konstruktiv. Ai po bënë përpjekje ata janë në kontakt me Brukselin. Që prej se kur përfundoi takimi i fundit nuk kam komunikuar me Borellin, i cili braktisi propozimin franko-gjerman duke thënë le të kemi dakordim për targa i cili nuk mjafton”.

“T’i japim shans pa gjoba marrëveshjes. Serbia është zotuar që nuk do të lëshoj targa të Millosheviqit. Nuk e kam asnjë sekonda të mendoj se si kjo të mos ketë sukses. Nuk i kemit tashmë as 48 orë, por ndoshta 36 orë. Prandaj nuk është koha të flasim për dështime. Ne jemi optimist dhe korrigjimi i zoti Borell është i domosdoshëm sepse është gabim”.

“Në takimin e djeshëm ka pasur tendencë që ne të kemi marrëveshje aktuale për targa. Qëndrimi ynë ka qenë i qartë se liderët e shteteve nuk mund të vijë të diskutojnë për gjëra teknike duke lënë anash marrëveshje finale që ka në qendër njohje reciproke. E dje ka ekzistuar tendenca për aso dakordim. Unë e kam thënë në Bruksel se nuk jam polic, as prokuror, as zyrtar dogane që të diskutojmë për probleme që merren organet shtetërore”.

“Është gabim i madh të braktiset biseda për normalizim të marrëdhënieve dhe liderët të flasin vetëm për targa sepse as ai në serbi e as në Kosovë nuk jemi më kompetente. Tash janë duke diskutuar Brukseli dhe Uashington dhe mund ta marrim shumë shpejt vesh këtë. Unë jam në kontakt me ShBA dhe të shohim çka do të dalë. Gjobitja nuk është çka dëshiron Kosova, por targat ilegale janë të paligjshme”.

“Kur është në pyetje siguria, kur është në pyetje zbatimi i ligjit dhe të fillohet në 8 të mëngjesit gjobitja dhe në orën 8 të mbrëmjes kanë përfunduar bisedimet pa sukses ka mundësi që bëhet natë. Për çështjen e sigurisë të Kosovës duhet të jem aktiv ditë e natë si në dritë poashtu edhe në terr”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme