Kurti tregon nëse do ta mbajë flamurin kombëtar në zyrën e Kryeministrit

Prishtinë | 24 Sht 2019 | 15:15 | Nga Ekonomia Online

Në debatin e radhës “Talk the Talk” të kolegjit Riinvest i ftuar është kandidati për kryeministër nga radhët e LVV-së Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti shtoi se dikur rinia ikte prej Serbisë e tash po ik nga Qeveria.

“Është e vërtetë që neve na nevojitet një fitore dhe nuk do të kalojmë pa sfida. Partitë që e kanë kap shtetin si PDK-ja edhe në qoftë se janë në opozitë ata nuk largohen. Kryetari i LDK-së nuk e kurorëzuam projektin e përbashkët dhe ky ishte gabimi i tretë i tyre. Ne do të jemi të interesuar që ta bëjmë më shpejt qeverinë dhe ligji i parë do të jetë për buxhetin e vitit 2020. Unë duhet ta shikoj me vëmendje se kush po fiton prej deputetëve të LDK-së që ta formojmë Qeverinë. Ne duhet të bisedojmë me deputetët individual për procesin e Vettingut. Ky shtet s’ka legjitimitet. Bizneset janë tu e përjetuar shtetin tonë tashmë si dhunë”, th Kurti.

“Së pari në këto 2 vjet të qeverisë së PAN-it ne e kemi par që presidenti ka qenë më i fuqishëm nga që s’duhet. Ne kemi parë qe presidenti ka qenë më I fuqishëm se që duhet, e para ka qenë një marrëveshje paraprake me kryeministrin e kaluar për ta kryer demarkimin e kufirit Kosovë-Mali i Zi, pra ka qenë një kryeministër i pafuqishëm dhe e dyta pjesëmarrja e Presidentit në dialogun me Serbinë”.

“Jemi në rrezik prej grupeve lobiste. Presidenti amerikan nuk është për shkëmbim të territoreve. Ideja e shkëmbimit territorial nuk ka vdekur. Këto grupet e lobistëve të cilët na rrezikuan shtetin duhet të hulumtohen dhe pak dhe të jenë brenda legjislacionit tonë. Në javën e parë të punës sime si kryeministër do të fillojë dialogun me Serbinë , ku do të vlerësojmë edhe shkallen e realizimit dhe të ndikimit. Në muajin e parë do të zhvillojë takim me pasuesin e Mogherinit dhe për dialogun me Serbinë nuk bënë të nxitohemi. Ka kaluar koha kur ne duhet t’i përshtatemi kalendarit të Serbisë sepse ne kemi kalendarin tonë si shtet sovran. Në Kosovë duhet të ndërtojmë konsensusin nacional dhe të forcojmë shtetin”.

Kurti tha se Administrata Publike duhet të merr detyra të reja të cilat janë për shtet dhe jo për parti.

“Administrata Publike duhet të marrin detyra të reja të cilat janë për shtet dhe jo për parti. Nëse ka mbipunësim në departamentet të caktuara atë të cilën do të bëjmë ne është zhvendosja e tyre ku ka mungesa. Shteti si mbikëqyrës dhe rregullator duhet të forcohet dhe këto zhvendosje mund t’i bëjmë. Pasiviteti i stërkeq njerëzit , aktiviteti është spastrues për individin. Pra duhet t’i japim më shumë punë dhe të kaluarat me të vërtet të mbesin të shkuara. Flamurin e Kosovës do ta gjej aty. Më shumë ka flamuj të dëmtuar se sa të padëmtuar. Unë besoj që do ta gjejmë mundësinë ligjore që mos të bimë në kundërshtim me ligjin”, ka thënë Kurti.

Kurti thotë se 30% e ministrive do të udhëhiqen nga gratë dhe ato të kenë një lloj autonomie.

“Zakonisht për gratë dhe rininë ka një qasje jo pjesëmarrje, por përfshirje, pjesëmarrja e nënkupton një lloj barazie në praktikë. Ne duam të kalojmë nga përfshirja tek pjesëmarrja. Unë kam nënshkruar një dokument që 30% të jenë ministre gra dhe është mirë ta mbajmë si synim. Por te 30% është e rëndësishme që kjo pjesëmarrje të këtë një lloj autonomie. Kapitalizmi i egër dhe shteti i dobët , gruaja është e sulmuar nga të dy anët dhe duhet të forcojmë sektorin privat që të punësohen më shumë njerëz”.

Sipas tij do të ndahen 1000 bursa për vajza dhe pushimi i lehonisë të jetë 12 muaj.

“Sektori privat duhet të forcohet që të rriten pagat dhe aty , ndalimi i migrimit në Kosovë është shumë i lidhur me rritjen e pagave të ulëta. Unë shkoj në bizneseve dhe ankohen që nuk ka punëtor. Ne parashohim që të rimëkëmbja e arsimit ti kemi 1000 bursa për vajzat posaçërisht kur studiojnë shkencat teknike. Ne jetojmë në një kohë ku shtatëzania rrezikon vendin e punës sepse kushtet e punë nuk janë në rregull , por ne besojmë pushimi lehonisë të jetë 12 muaj dhe shteti të marrë pjesë në kontribut. Unë mendoj që pushimi i lehonisë të jetë i barabartë, por jo i kushtëzuar”, ka thënë Kurti, raporton EO.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme